KISIQ TEPAVÇEVIQ: MASA TË REJA PËR LOKALET NË FUSHËN E GASTRONOMISË

Ka përfunduar seanca e Shtabit të Krizave në Beograd. Vendimi i marrë: Të gjitha masat po shtrëngohen edhe më tej, sepse sistemi shëndetësor duhet të funksionojë.


Anëtarja e Shtabit të Krizave, Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq, tha se të gjitha masat ekzistuese po shtrëngohen edhe më tutje, duke filluar me mbajtjen e maskave.

Mbajtja e maskave është e detyrueshme, kudo dhe në çdo rast, dhe kjo masë hyn në fuqi menjëherë, tha Dr. Kisiq Tepavçeviq. Sipas saj, masat e përgjithshme – distanca fizike dhe mbajtja e maskave kanë provuar të jenë efektive.

Orari i punës për objektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë mbetet e njejtë, deri në orën 23:00, derisa brenda tyre vazhdojnë të vlejnë masat në fuqi – mbajtja e obligushme e maskave në të gjitha situatat e mundshme, përveç kur jeni ulur në tavolinë tuaj.

“Gjithashtu është shumë e rëndësishme që duke filluar nga sot të gjitha objektet e gastronomisë të delegojnë personin përgjegjës, i cili ka për qëllim të respektojë të gjitha masat e marra kundër Covid19 në mënyrë strikte” ka thënë Tepavçeviq.

Ajo ka theksuar se masat e ndërmarra nuk janë as të rënda e as me kosto të lartë, derisa munden të ndalojnë shpërndarjen e virusit dhe të shpëtojnë jeta të shumta.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën