Çdo shtet anëtar i BE-së po i afrohet fundit të mbylljes së koronavirusit dhe mbylljes së kufijve në mënyra të ndryshme.
Derisa shumë vende europiane po fillojnë të lehtësojnë masat, shumë shpresojnë të kompensojnë humbjet e pësuara nga sektori i turizmit duke rihapur kufijtë për vendet fqinje. Ja çfarë planifikojnë disa vende evropiane për sezonin e turizmit veror:
Gjermani
Ministria e Brendshme të mërkurën tha që disa vendkalime kufitare me fqinjët si Austrinë, Zvicrën dhe Francën do të fillojnë hapjen këtë të shtunë me kontrolle shumë të forta. 15 qershori është caktuar si data për të relaksuar plotësisht kufizimet në kufijtë e saj për udhëtimin me vendet e BE-së.
Austri
Vjena dha gjithashtu 15 qershorin si datë zyrtare për rihapjen e kufijve me BE-në – por ajo rihapi dy pikëkalime me Hungarinë të mërkurën për shkak të vështirësive me të cilat përballen individët që jetojnë në njërën anë të kufirit, por punojnë në anën tjetër, shkruan DË.
Austria gjithashtu hapi kufirin e saj për disa pika me Gjermaninë të premten. Turizmi alpin austriak mbështetet shumë tek vizitorët gjermanë, pasi vendpushimet malore janë shumë të njohura me fqinjët e tyre.
Francë
Franca do t’i mbajë kufijtë e saj kryesisht të mbyllur deri më 15 qershor, përveç njerëzve që kanë nevojë të udhëtojnë brenda dhe jashtë shpesh për punë.
Franca kishte një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të lejuar kalimin dhe pa karantinën e detyrueshme 14 ditore të vendit, që shihet si një masë thelbësore ekonomike për shkak të lëvizjës së automjeteve mes dy vendeve. Por Doëning Street më 15 maj e tërhoqi planin, duke thënë se nuk do të përjashtonte ata që vinin nga Franca për t’u futur në karantinë.
Itali
Ndërsa në vendin ku shpërtheu koronavirusi në Europë për herë të parë pati masa shumë më strike edhe brenda rajoneve. Por, sot Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që do të lejojë udhëtimin në vend nga 3 qershori, duke lehtësuar masat e marra kundër koronavirusit.
Po ashtu, Italia do të lejojë gjithashtu udhëtimin midis rajoneve – i cili deri më tani ishte i kufizuar fort
Turizmi është një element kryesor i ekonomisë italiane. Në rrethana normale, është vendi i pestë më i vizituar në botë. Turizmi përbën 10% të PBB-së dhe afro 5% të punësimit, njofton KK.
Spanjë
Një vend gjithashtu që mbështetet shumë në turizmin e huaj ka rihapur kufijtë e saj, por vendosi një rregullore të detyrueshme 14 ditore të vetëkarantinës për këdo që arrin në vend. Qasja gjithashtu ka qenë e kufizuar në pesë aeroporte dhe tetë porte detare. Rregulli i ri hyri në fuqi të premten dhe do të qëndrojë në fuqi për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme të vendit. Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme është e planifikuar të skadojë në 24 maj, por pritet të zgjatet.
Portugali
Një tjetër destinacion i lartë turistik, bordi i turizmit në Portugali ka thënë se plazhet dhe hotelet e vendit do të jenë të gatshëm të mirëpresin turistët deri në mes të qershorit. Sidoqoftë, ekziston ende shqetësimi se si do të kontrollohen për koronavirus ata që hyjnë, një masë që qeveria dëshiron ta zbatojë dhe të shohë nëse rregullat e distancës sociale ruhen në plazhe.
Një anulim i plotë i sezonit turistik këtë vit mund të shkaktojë që ekonomia portugeze të dëmtohet deri në 6%.
Kroaci
Ministri kroat i Shëndetësisë, Gari Cappelli, tha në një intervistë se turistët nga Sllovenia fqinje do të lejohen të kalojnë kufirin në ditët në vijim, “sepse situatat tona epidemiologjike janë të ngjashme”.
Turistët gjermanë, të cilët frekuentojnë shumë ishujt e Kroacisë në detin Adriatik, do të lejohen të vizitojnë Kroacinë jo më vonë se 15 qershor, tha Cappelli.