Gjetje interesante brenda një oxhaku të kampit të Aushvicit

Thika, pirunë, gërshërë, copa lëkurësh, mjete për të bërë këpucë dhe pjesë këpucësh u zbuluan brenda një oxhaku, ndërsa po kryeshin punimet e restaurimit në ish-kampin nazist të shfarosjes në Aushvic.


“Objektet janë rikuperuar, dokumentuar dhe shpërndarë me kujdes, pra gjetëm një pjesë tjetër të puzzle-it të historisë së ndërtesës”, theksoi Fondi Kombëtar Austriak për Viktimat e Nacionalsocializmit.

Objektet u gjetën në bllokun 17 të kampit kryesor të kompleksit Aushvic-Birkenau, ku u arrestuan viktimat e përndjekjes së Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot blloku 17 ka një ​​ekspozite për vizitorë të sponsorizuar nga fondi austriak dhe aktualisht po i nënshtrohet restaurimit.

Një konsulent i Fondit, Johannes Hofmeister, tha se nuk ishte rastësi që një oxhak është përdorur si vend i fshehtë, sepse ndërtesa njihej nga pastruesit e oxhaqeve.

Related posts

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike