Këshilltari nga radhët e PVD-së në Kuvendin Komunal përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka reaguar në lidhje me problematikën e emërtimit të rrugëve të Preshevës.
Rinor Krasniqi, këshilltari i PVD-së përmes një postimi në rrjetin social facebook ka akuzuar Komunën e Preshevës se qytetarët e Preshevës po ankohen për ndryshimin e emërtimit të rrugëve të Preshevës.
Në vazhdim po ju sjellim positmin e plotë të Krasniqit:
Pas shumë takimeve me qytetarët e Komunës së Preshevës, të gjithë ankohen për ndryshimin e emërtimit të rrugëve si ‘ Sokak ‘, ‘ Prva Nova ‘ si dhe disa shkronjave të ndryshuara nëpër rrugët e qytetit e më gjerë…
Qytetarët e Komunës së Preshevës kërkojnë zgjidhjen e problemit që po ballafaqohen çdo ditë e më shumë, një problem i stërrngarkuar si për qytetarët tanë po ashtu edhe për diasporën tonë, ku për çdo ndryshim ata duhet të qëndrojnë më së paku dy jav deri në verifikimin e tyre nga ana e Policis.
Pra Komuna e Preshevës njihet si Komuna e Dështimeve të njëpasnjëshme, për pos interesit personal ata nuk kanë mëshirë e as respektin më të vogël ndaj qytetarëve të vet!