KËSHILLI KOMUNAL I KOMUNËS SË BUJANOCIT APROVON PROPOZIM BUXHETIN PËR VITIN 2021

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, anëtarët e Këshillit komunal njëzëri votuan propozim buxhetin për vitin 2021. Buxheti për vitin 2021 kap vlerën prej 1.298.000.000,00 dinarëve.


Për vitin 2021, ndër të tjera janë paraparë investimet në infrastrukturën rrugore, që përveç përmirësimit të kushteve të qytetarëve, do të ndikojë edhe në zhvillimin direkt apo indirekt ekonomik, në bujqësi, zhvillim ekonomik, aftësim profesional, si dhe përkrahjen financiare të mediave, klubeve sportive, shoqatave kulturore artistike, organizatave joqeveritare, etj.

Në pikat tjera të rendit të ditës janë aprovuar edhe programet e ndërmarrjeve publike.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh