KDNJ: ARSIMI SHQIP ME PROBLEME TË SHUMTA

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë ka mbajtur tryezë me temën “Arsimi në gjuhën shqipe, harmonizimi me kapitullin 23 Marrëveshja për bashkimin e Serbisë në EU’.

Pjesëmarrës ishin përfaqësues të shkollave dhe institucioneve arsimorë që merren me problematikën e arsimit në këtë rajon.

Gjatë diskutimeve u konstatuan problemet e shumta që hasë arsimi shqip në Luginë të Preshevës ndërsa KDNJ në fund të projektit do të përmbledh dhe nxjerr përfundimet dhe rekomandimet për institucionet përkatëse.

Ky aktivitet ishte vazhdimësi e projektit “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicave shqiptare në Luginë të Preshevës ” të financuar nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd.

Related posts

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

/