Kanë përfunduar punimet në sanimin e segmentit rrugor Preshevë – Miratoc

Në kuadër të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të infrastrukturës komunale, komuna e Preshevës ka realizuar projektin për sanimin e segmentit rrugor në afërsi të kryqëzimit për te rruga e Dushkajve.


Kjo pjesë ka qenë tepër e dëmtuar për shkak të qarkullimit të makinerive të tonazhit të madh, që kryesisht e frekuentojnë këtë segment rrugor, duke u ngarkuar nga gurëthyesi lokal.

Punimet e realizuara kanë konsistuar në sanimin e konstruksionit të rrugës, së bashku me shtresën e asfaltit.

Poashtu, në këtë segment rrugor është ndërtuar dhe kanalizimi atmosferik me elementet tjera përcjellëse me qëllim të kullimit të ujërave atmosferike.

Related posts

Kamberi ngre alarmin: Serbia në fazën finale drejt rikthimit te shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator