Kamberin tash e tutje me më shumë minuta në Parlament të Serbisë, krijohet grupi i ri parlamentar

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në të ardhmen do të ketë më tepër minuta në dispozicion për fjalimet e tij në këtë instancë legjislative.


Kjo fal krijimit të një Grupi të ri Parlamentar, i cili përveç Kamberit, përbëhet nga deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik të Sulejman Ugljaninit dhe Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë të Pavlle Gërboviqit, shkruan FOLonline.

Ndryshe, kjo lëvizje është ndër forcat e pakta proevropiane të përfaqësuara në Parlament i cili dominohet nga Partia Progresiste dhe listat e ekstremit të djathtë.

Deputeti Kamberi në një sesion ka qenë edhe shef i Grupit Parlamentar. Me aktet e tij të brendshme, Parlamenti i Serbisë i ka të rregulluara parimet e funksionimit, përfshirë edhe Grupet Parlamentare.

Në raport me kohën në dispozicion për fjalime, sa më i madh të jetë GP aq më shumë ka minutazhë për diskutime.

Sipas grupit të ri parlamentar të krijuar mes Partisë për Veprim Demokratik, Aksionit Demokratik të Sanxhakut dhe Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, udhëhiqet nga kryetari Pavlle Gërboviq, zëvendëskryetar Ahmedin Shkrijel, derisa PVD ka punësuar një person si sekretar të grupit parlamentar.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”