Kamberi: Sakrifica e shumë gjeneratave u kurorëzua me Kosovën shtet

Kryetari i PVD-së, njëheri përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi ka uruar shtetësinë e Kosovës për 15 vjetorin e pavarsisë.


‘’Në Seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të shënuar bashkërisht 15 vjetorin e Pavarësisë. Kosova, 15 vjet më parë, u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Sakrifica e jonë si komb e angazhimi i shumë gjeneratave që sakrifikuan e u vetëflijuan për liri e pavarësi u kurorëzua me Kosovën shtet. Në 15 vjetorin e Pavarësisë, bashkë me Arditën e Ragminë, po marrim pjesë në aktivitetet e organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Urime popullit të Kosovës dhe shqiptarëve gjithëandej.’’ ka shkruar Kamberi në facebook, bashkangjitur me fotografi nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Related posts

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

/