Kamberi për akuzat e Arifit ndaj Qeverisë: Axhamillëk politik ose agjendë e huaj

Deputeti shqiptar në Parlaamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se akuzat e kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi ndaj Qeverisë së Kosovës, thënë më së buti janë një ‘axhamillëk politik’ i cili Luginës mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme.

“Atë që do të duhej ta kisha thënë më butë, është një axhamillëk i kryetarit të Preshevës sepse Kosova, qeveria e Kosovës sot e ka një projekt konkret për Luginën e Preshevës, me ndihmë konkrete financiare dhe me një angazhim drejtpërdrejtë në procesin e lobimit në ShBA dhe BE”, ka thënë Kamberi.

Megjithatë sipas tij, nuk mund të përjashtohet që akuzat e Arifit ndaj Qeverisë në Kosovë të jenë agjendë e huaj.

“Koha do të tregojë cila është agjenda, unë shpresoj të jetë vetëm një axhamillëk. Megjithatë për vite-vite ne jemi mundu që Qeveria të jetë prezente me projekte konkrete për Luginën e Preshevës. Është bë një nismë, ajo nismë ka gjasë që të rritet, të ketë një fond më efektiv, me ndihma të drejtëpërdrejta. Nëse këtë vit i është dhënë një apo disa lëmive të caktuara një ndihmë, shpresoj që në vitin aktual kalendarik buxhetor, kjo të shpërndahet në struktura më të gjera të shoqërisë. Dhe tash të kritikohet si destruktive përfshirja e Kosovës, më butë ta themi është një ‘axhamillëk politik’ i cili mund të na shkaktojë dëme të pariparueshme”, ka deklaruar Kamberi në Info Nata në Tëvë 1.

Sipas Arifit, përçarje mes spektrit politik në Luginë ka pasur edhe më herët dhe nuk është serioze që në këtë kontekst të fajësohet Qeveria e Kosovës.

“Mendoj se është një agjendë e huaj, sepse inistimi i çdo kryetari të partisë politike në Luginë të Preshevës, kur del para opinionit, ai del me gojën plot se Kosova duhet të jetë më e përfshirë. Kur Kosova përfshihet në një projekt konkret, të kemi akuza se kjo përfshirje po na shkakton përçarje, s’është serioze sepse përçarjet kanë ekzistu edhe më herët, edhe para kësaj që po ndodh tash, ato në fakt kanë sjellë pasojë ekzistimin e 7 apo 8 partive. Nuk ka qenë Qeveria e Kosovës atëherë kur janë kriju ato parti. Dhe kur ato nuk kanë mundësi të shumta të garimit përveç komunave, kjo është arsyeja pse gjithë ajo luftë për një pushtet komunal që në raport me komunat në Kosovë, te ne kanë shumë më pak kompetenca”.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”