KAMBERI NJOFTON SR LIDERËT POLITIK NESËR TAKOHEN ME HOTIN

Në një intervistë online për emisionin Imazh të Radio Televizionit të Kosovës, deputeti shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se nesër do të takohet me Hotin në Prishtinë.


Shaip Kamberi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit edhe deputet i posazgjedhur në parlamentin e Serbisë, ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrës për Luginën.

Ai gjatë një lidhje direkte për emisionin Imazh në RTK, ka thënë se për vendimin e hapjes së një zyre për Luginën në kuadër të zyres së kryeministrit Hoti, është njoftuar vetëm përmes mediave.

“N’parim ne kemi marrë vesh nga mediat për hapjen e kësaj zyre, më vonë kemi pas kontakt edhe me zyren e Kryeministrit, detajet besoj do të i mësojmë nesër në një takimit që do të kemi me Kryeministrin përfaqësuesit politik shqiptarë nga Lugina e Preshevës, por dua të them në parim se  vendimi i sotshëm është një shpresë e re për Luginën e Preshevës” ka thënë Kamberi gjatē intervistës online për emisionin Imazh në RTK, transmeton PreshevaPRESS.

Kamberi nuk ka lënë pa përmendur edhe ndihmat e qeverive të kaluara të Kosovës, sikur ajo e Kurtit që ndajti pako financiare për luftimin e pandemisë dhe ajo e Haradinajt përmes projekteve të caktuara.

Kamberi foli edhe për pritjet dhe kërkesat e Luginës së Preshevës drejt Kosovës duke komentuar përkushtimin e qeverive të Kosovës.

“Ne s’pari kemi pasur kërkesa që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialokun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse nuk mundet drejtpërdrejtë me qenë pjesmarrëse, atëherë të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon të vendosen në reciprocitet me të drejtat që Kosova po ia rezervon serbve atje. Kjo është një kërkesë e jona legjitime.” ka shtuat Kamberi.

Kryetari i PVD-së ka thënë se hapja e zyrës për Luginën është hapi më i rëndësishëm pasi që është mënyre institucionale për përkujdesjen e shtetit amë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”