Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, i ka dërguar një përgjigje kërkesave të opozitës, të cilën përfaqësuesit e saj ia kanë dërguar të premten, më 12 prill.
Në përgjigjen e saj, Bërnabiq ka thënë se i pranon të gjitha propozimet, përveç atyre që kanë të bëjnë me shtyrjen e zgjedhjeve në Beograd, kërkesë e cila, siç ka thënë ajo, është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.
Ajo duke folur për propozimet e opozitës në lidhje me zgjedhjet ka thënë se mund të kategorizohen në pesë tema kryesore, duke përmendur edhe kërkesat e koalicionit SDA – PVD që udhëheqet nga Shaip Kamberi.
Në dokumentin e publikuar nga e përditshnja Danas, mësohet se Kamberi si udhëheqës i koalicionit SDA – PVD, përmes shkresës së dërguar ka kërkuar që zgjedhjet lokale për komunat dhe qytetet e Serbisë të mbahen mes datës 29 shtator dhe 13 tetor të vitit 2024.
Në të njëjtin dokument, shihet se koalicioni SDA-PVD, që udhëheqet nga deputeti i vetëm shqiptar Shaip Kamberi, ka pranuar të bëhet pjesë e Komisionit për qasje, revidimin dhe kontrollimin e Listës së posathme zgjedhore.
Në këtë komision grupet parlamentare të opozitës ose nuk kanë dërguar emrat e anëtarëve, ose në rastin e disa organizatave të shoqërisë civile kanë kërkuar që përmes ligjit të posatshën të përcaktohen qëllimet e komisionit, kompetencat, përbërja dhe mënyra e funksionimit të komisionit.
Deri më tani pjesë e këtij komisioni janë partia e Vuçiq me dy anëtarë, partia e Daçiq me dy anëtarë, lista “Ne zëri i popullit” me një anëtarë, dhe koalicioni SDA-PVD nën udhëheqjen e Kamberit me dy anëtarë.
Në vazhdim ju sjellim dokumentin e plotë të publikuar në gazetën Danas, rreth propozimeve dhe kërkesave të opozitës në lidhje me zgjedhjet.
Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.