Kamberi: Kërcënimet ndaj shqiptarëve kanë marrë hov

E gjithë kjo situatë u krijua pas protestës së 12 gushtit, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.


Së fundmi një grafit i tillë është shfaqur edhe sot ku shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvedin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar se gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov.

Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc. Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri. Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”! Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kanë marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka shkruar Kamberi. /Telegrafi

Related posts

Pajaziti: Gjykata po na detyron të paguajë mbi 13 milionë dinarë për shkak të keqqeverisjes së mëparshme

Foto / Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë