KAMBERI KA PRITUR NË TAKIM PËRFAQËSUES BRITANEZ NË SERBI

Përmes një postimi në faqen e tij në facebook, i pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka pritur në kabinetin e tij në një takim sekretaren e parë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Beograd. 


“Me Sekretarën e parë politike të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, znj.Chantel Care biseduam për gjendjen aktuale politike në vend, potencova se rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është trajtimi i Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.” thuhet në këtë njoftim të Kamberit në faqen e tij në rrjetin social facebook.

Kamberi gjithashtu njoftoi se për të njejtat tema ka diskutuar gjatë ditës së djeshme me përfaqësues të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”