KA PËRFUNDUAR EDICIONI I DYTË I SHKOLLËS VERORE “LUGINA SUMMER SCHOOL”

Përfundoi me sukses edhe edicioni i dytë i shkollës verore Lugina Summer School 2019 me kohëzgjatje prej 24 deri 27 gusht, në komunën e Preshevës dhe  Bujanocit.


Organizimi dhe realizmi i kësaj shkolle verore erdhi si pasojë e bashkëpunimit midis tre unioneve të studentëve të Luginës së Preshevës: Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës në Kosovë, Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni, si dhe ai në Shqipëri.

Tema kyçe e kësaj shkolle verore ishte “Fenomeni Modernitet”, ku edhe për të folën profesionistë të kësaj fushe duke u mundësuar pjesëmarrësve ta perceptojnë dhe analizojnë atë nga këndvështrime të ndryshme. Ligjëruesit e kësaj shkolle verore ishin Ragmi Mustafa, Belgzim Kamberi, Latif Mustafa etj.

Sidoqoftë, për dallim prej edicionit të parë të kësaj shkolle në të cilin kanë pasur mundësi pjesëmarrjeje vetëm qytetarë të Preshevës e Bujanocit, kësaj radhe pjesmarrës ka pasur edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Megjithatë, ajo çfarë vlen të theksohet është se përgjatë gjithë rrugëtimit kemi pasur mbështetje të plotë nga të dy komunat tona, ndihma e të cilave na ka lehtësuar shumë procesin e organizimit dhe mbajtjes së shkollës verore.

Related posts

KKSh publikon listën e përfituesve nga Thirrja për mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me njërin prind 

Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

KKSh publikon rezultatet paraprake të thirrjes për bursa studentore

/