KA FILLUAR TAKIMI PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE I FTUAR NGA PVD

Në hapësirat e sallës së konferencave të Komunës së Preshevës, ka filluar takimi konsultativ rreth zgjedhjeve parlamentare i thirrur nga Partia për Veprim Demokratik. 


Në hapësirat e Komunës së Preshevës, kryesisht në Sallën e Konferencave të Komunës së Preshevës, ka filluar takimi konsultativ rreth listës së përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Serbi, takim i ftuar nga Partia për Veprim Demokratik pas mbledhjes së Këshillit Qëndror.

Kujtojmë se  një takim i ngjashëm është ftuar edhe nga Alternativa për Ndryshim për ditën e nesërme në hapësirat e hotelit “Enylux” në Preshevë.

Deri më tani nuk mundet të konfirmohet se cilat nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës janë pjesë e takimit të sontshëm. PreshevaPRESS ka provuar që të përcjellë takimin por nuk është lejuar, derisa është thënë se nuk do të ketë as ndonjë deklaratë për media pas takimit.

Lajmi në përditësim…

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”