JA SI DO TË EMËROHET PARTIA E RE E ARMEND ALIUT

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një ndryshim i skenës politike në Preshevë.


Njoftimi i dorëheqjes se Kryetarit të Kuvendit të Preshevës, i publikuar nga vetë Sami Salihu në facebook, gjithashtu ka qenë njoftim për daljen e LRPDSH-së nga pushteti lokal në Preshevë.

Kjo nënkupton se Shqiprim Arifi ka humbur shumicën në pushtetin lokal dhe se Presheva pritet të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme në rast se nuk formohet shumicë e re në Kuvendin Komunal.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Armend Aliut, zëvendëskryetarit të Komunës së Preshevës, i cili ka njoftuar se veprimtarinë e tij të mëtutjeshëm do ta realizoj si i pavarur deri në formimin e partisë së re politike në Preshevë.

Duke lexuar me vëmendje njoftimin e plotë të Aliut, mundë të kuptohet edhe emri i partisë së re e që është Alternativa Demokratike Shqiptare.

“Kemi mjaftueshëm kohë që të ndërtojmë një ALTERNATIVË të re politike në Preshevë, që do të funksionojë në mënyrë të plotë DEMOKRATIKE dhe denjësisht do të përfaqësojë interesat SHQIPTARE.” kë shkruar mes tjerash Armend Aliu në profilin e tij në facebook.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”