Instituti Demokratik Mozaik promovon Qendrën e Burimeve

Qendra e Burimeve e Mozaik – Hapësira Juaj për Edukim dhe Zhvillim!


Të rinjtë e Luginës tashmë kanë filluar ta shfrytëzojnë Qendrën e Burimeve të Mozaik për nevojat e tyre edukative dhe kulturore! 📖🎭 Nga leximi dhe studimi, te organizimi i aktiviteteve e diskutimeve, kjo hapësirë po shërben si një vend ku idetë marrin jetë dhe komuniteti forcohet.

Një ambient i ngrohtë, modern dhe i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë për:

✅ Hapësirë për lexim dhe studim 📖

✅ Mbështetje për aktivitete edukative dhe kulturore 🎭

✅ Konsultime juridike dhe raportim diskriminimi ⚖️

✅ Një ambient të rehatshëm dhe funksional për përgatitjen e projekteve dhe takimeve 💡

📍 Na gjeni te Rr. 15 Nëntori, nr. 29, Preshevë – https://maps.app.goo.gl/bx2beDrAF8wfHCNY8

📲 Për më shumë info ose për të shfrytëzuar hapësirën, na kontaktoni këtu: 👉 linktr.ee/instituti.mozaik

🔓 Qendra është për JU – ejani dhe shfrytëzoni këtë mundësi!

📌 Ky aktivitet mbështetet si pjesë e projektit “Empowerment of Albanian youth and improvement of integration into Serbian society,” i zbatuar nga Gradjanske Inicijative dhe financuar nga British Embassy Belgrade (British Embassy Belgrade) Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF). Përmbajtja e saj është ekskluzivisht përgjegjësi e Institutit Demokratik Mozaik dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut apo të Gradjanska Inicijative.

Related posts

Banorët e fshatit Tërrnavë mobilizohen kundër vendimit të Kuvendit, pritet kundërshtimi përmes peticionit

Seanca e I-rë e Kuvendit të Komunës së Preshevës për vitin 2025

Instituti Demokratik Mozaik promovon platformën “ValleyRights”