Insajderi: Në Kosovë fillojnë hetimet rreth Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginë

Gazeta Insajderi nga Kosova ka raportuar se Pokuroria Speciale tashmë ka nisur hetimet lidhur me dyshimin për keqpërdorim e fondit të ndarë nga Qeveria e Kosovës për Luginën.


Kallëzimi penal është dorëzuar në muajin shkurt nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Se hetimet kanë nisur për Insajderin e kanë konfirmuar nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Speciale të Shtetit. Duke mos dhënë detaje shtesë me arsyetimin se janë ende në fazën fillestare të hetimit.

“PSRK, pas shqyrtimit të kallëzimit penal, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës qe të ndërmerr veprime hetimore me qëllim të grumbullimit të informacioneve në drejtim të vërtetimit të pretendimeve të parashtruara në kallëzim penal“, thuhet në përgjigjen e PSRK-së për Insajderin.

“Duke pas parasysh faktin se rasti është në fazën e hetimeve, tani për tani nuk mundë të japim me tepër informata“, kanë thënë nga prokuroria.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndau 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

1.2 milionë euro po pretendohet se janë keqpërdorur nga kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafin, ish-kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës tani këshilltare e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani e persona që kanë lidhje me treshen ka shkruar Insajderi.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”