Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha sot se Avdullah Hoti po e varros dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit para se dialogu të fillojë, duke shtuar se nuk do të ndodhë që Beogradi të pranojë këtë diktat apo imponim mbi konceptin e pavarësisë në mënyrë se si Hoti e imponon atë.
Këtë deklaratë Gjuriq e bëri pasi Avdallah Hoti tha se pret nga Beogradi si dhe nga pesë shtetet e BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Kosova dhe Serbia do të takohen me 27 qershor në Washington pas ftesës së Emisarit Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Delegacionin kosovar do ta përfaqësojnë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq atë të Serbisë, Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja, Ana Brnabiq.