Këshilltari i Kuvendit Komunal të Preshevës nga radhët e PVD-së, Shpetim Haliti, ka reaguar në Facebook lidhur me debatet rreth shpenzimeve të delegacionit të Komunës së Preshevës të udhëhequr nga Ardita Sinani gjatë vizitës në Kroaci.
Haliti ka përshkruar si të drejtë dhe korrekte pyetjen e kryetarit të APN-së, Visar Memeti, drejtuar administratës komunale për këtë udhëtim, por ka kritikuar faktin se, sipas tij, pas marrjes së përgjigjes, Memeti nuk e ka ndjekur më temën dhe disa postime në lidhje me takimin janë fshirë.
Sipas Halitit, delegacioni prej gjashtë personash gjatë pesë ditëve ka shpenzuar rreth 500 euro, përfshirë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin, ndërsa pjesa tjetër e kostove të udhëtimit është mbuluar nga nikoqiri i takimit.
Ai ka shtuar se kërkimi i informacionit mbi çdo shpenzim është i drejtë, por ka theksuar rëndësinë e pranimit të përgjigjeve të dhëna nga administrata komunale. Haliti gjithashtu ka bërë krahasime me shpenzime të mëparshme të udhëtimeve, duke tërhequr vëmendjen mbi transparencën dhe menaxhimin e fondeve publike.
Postimi i tij ka rikthyer vëmendjen te debati për shpenzimet e delegacionit dhe transparencën e institucioneve komunale, duke nxitur diskutime të mëtejshme në rrjetet sociale.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Halitit: