GRATË E PVD-së ORGANIZUAN LIGJERATË NË LIDHJE ME KANCERIN E GJIRIT

Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik, në ambientet e PVD-së në Preshevë shënoi muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, siç njihet ndryshe edhe tetori rozë.


“Në këtë takim me zonja e zonjusha, prezenca dhe interesimi i të cilave ishte jashtëzakonisht i madh, për ndërgjegjësimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit ligjeruan Dr. Flutura Hyseni dhe Dr. Xhejlane Ferati. Ato folën për shkaqet që sjellin këtë sëmundje, si dhe për simptomet me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të hershëm.” thuhet në njftimin e PVD-së në facebook.

Këtë takim, me një fjalë rasti e përshëndeti edhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, e cila u shpreh e kënaqur me prezencën madhështore dhe interesimin e madh të grave për të marrë informatat e duhura për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ajo gjithashtu përgëzoi dy doktoreshat, të cilat ligjeruan dhe dhanë këshilla mjekësore, duke theksuar se takime të tilla me tema të ndryshme do të ketë në vazhdimësi” thuhet në vazhdim të njoftimit të PVD-së në facebook, të bashkangjitur disa fotografi nga ligjerata.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”