GJASHTË CIVIL TË VRARË NGA BOMBARDIMET NË SIRI

Të paktën gjashtë civilë janë vrarë sot në Sirinë Qendore, gjatë bombardimeve të forcave qeveritare dhe rebelëve, thanë aktivistët dhe media shtetërore.


Rebelët kanë bombarduar qytetin al-Suqaylabiyah që provincën Hama, duke vrarë pesë civilë, përfshirë këtu katër fëmijë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, SANA.

Ushtria siriane është kundërpërgjigjur duke sulmuar rebelët në provincën Idlib, ka shtuar SANA. Shumica e territorit të provincës Idlib kontrollohet nga opozita në Siri, që kryesisht dominohet nga Hayat Tahir al-Sham, grup i afërt me al-Kaidën.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër konfirmoi se rebelët kanë bombarduar qytetin al-Suqaylabiyah, që është nën kontrollin e forcave qeveritare dhe se nga këto bombardime janë vrarë gjashtë civilë.

Kjo organizatë tha po ashtu se edhe një civil është vrarë gjatë bombardimeve të forcave qeveritare në fshatin Shir Maghar, në provincën Hama.

Më 30 prill, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad, kanë nisur një fushatë të ashpër ndaj enklavave të rebelëve në Hama dhe Idlib, pavarësisht faktit se në këto zona ka pjesë që njihen si rajone të demilitarizuara./ REL

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif