GASTRONOMIA – SEKTORI MË I GODITUR NGA PANDEMIA

Pandemia Covid19 ka lënë pasoja të mëdha në të gjitha sferat e jetes.Gastronomia është njëra ndër sektorët më të prekur nga pasojat e koronavirusit.

Kanë kaluar më shumë se një vit që nga koha kur ndërmarrjet që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë nuk kanë punuar me kapacitete dhe orar të plotë, ose kanë qenë tërsisht të mbyllura.  Për momentin sipas masave në fuqi, këto biznese funksionojnë me kapacitete dhe orar të përgjysmuar. Kjo gjë ka ndikuar që këto biznese të mbijetojnë nga dita në ditë.

Selman Qerimi, menaxher në njërën prej kafiterive më të popullarizuara në vend thot se  humbjet janë shumë të mëdhaja në krahasim me kohën para pandemisë.

Menaxheri i kafiterisë më të vjetër në Preshevë, Ardian Agushi, përveç pohimit për humbjet e mëdha të shkaktuar nga pandemia, tregon se kjo kafiteri është detyruar të investojnë për të mundur të funksionojnë sipas masave në fuqi.

Qeveria e Republikës së Serbisë është kujdesur që të shpërndajë pako emergjente financiare për bizneset e goditura nga kriza e pandemisë. Këtë ndihmë menaxherët e kafiterive i quajn minimale, duke shtuar se ato janë dedikuar për pagesën e tatimeve dhe sigurimit të punëtorëve.

E përkundër ndihmave nga shteti, Qerimi dhe Agushi pajtohen se pushteti lokal nuk ka trajtuar mjaftushëm këtë sektor të ekonomisë dhe ndihma ka qenë minimale.

Pasojat e pandemisë Covid19 ka ndihkuar në të gjithë botën në zvogëlimin e numrit të vendeve të punës. Një gjë e tillë vërehet edhe në fushën e gastronomisë në komunën tonë. Disa prej kafiterive kanë arritur që përmes rezervave të veta të ruajn numrin e të punësuarve e disa të tjerë janë obliguar që të i largojnë punëtorët nga puna si pasoë e krizës nëpër të cilën po kalojnë.

E për ndikimin e krizës Covid19 në jetën e të punësuarve në bizneset në fushën e gastronomisë, për PreshevaPRESS është deklaruar Dardan Ismaili, kamarier në kafiterinë “Zakon” në Preshevë. Ai tregon se pasojat e pandemisë për kamarierët arrijnë edhe deri te familjet dhe jeta e tyre në çdo aspekt.

Shtabi republikan për luftimin e pandemisë Covid19 në mbledhjen e fundit të tij, ka diskutuar për mundësitë e lehtësimit të masave në fushën e gastronomisë. Edhe pse është premtuar se nga data 9 maj do të lehtësohen masat për këto biznese nëse numri i infektimeve ditore me koronavirus arrin të bie nën 2000, një gjë e tillë nuk është e sigurt, pasi që qëndrimet e përfaqësuesve mjeksor dhe atë politik kundërshtohen mes veti.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”