GASTRONOMIA DHE QENDRAT TREGTARE PËR VIKEND DO TË PUNOJNË DERI NË ORËN 14:00

Shtabi Republikan i Krizave / Foto: Fonet

Shtabi i krizave për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë  vendosi sot t’i rekomandojë Qeverisë së Serbisë që bizneset në fushën e gastronomisë dhe qendrat tregtare gjatë vikendit në territorin e Serbisë të punojnë deri në orën 14, ka mësuar jozyrtarisht N1, transmeton PreshevaPRESS.


Dyqanet, shitoret mjekësore, ordinancat veterinare dhe laboratorët do të funksionojnë si më parë.

Pas seancës, anëtarët e Shtabit të Krizave nuk dhanë deklarata për media, por, siç meson Blic, ata do t’i drejtohen opinionit në një konferencë shtypi në orën 15 pasdite.

Ky orarë i ri i punës nuk vlejnë për institucionet shëndetësore,  veterinaritë dhe laboratorët.

Shtabi i Krizave vetëm se ka diskutuar të mërkurën, por atëherë nuk u mor asnjë vendim për masa të reja, por u arrit në përfundimin se kontrolli dhe mbikëqyrja e pajtueshmërisë me masat e mëparshme anti-epidemiologjike duhet të forcohen.

Kafenetë, restorantet, gjegjësisht të gjitha objektet hotelierike, si dhe qendrat tregtare në Serbi, gjatë vikendit, gjegjësisht nesër dhe të dielën do të punojnë vetëm deri në orën 14, u vendos sot në seancën e sapo përfunduar të Shtabit të Krizave në luftën kundër virusit korona.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

/