Franca ndalon duhanin në plazhe dhe parqe

Në Francë më 1 gusht u nënshkrua urdhëri i ndëshkimit për ata që tymosin cigare në parqe apo plazhe të vendit.


Ky urdhër do të fillojë të zbatohet nga muaji shtator dhe shuma e gjobës do të jetë 38 euro, transmeton Sinjali.

“Ne e kuptuam që kërkon pak më shumë kohë për të edukuar publikun, kështu që fillojmë me gjoba në shtator.”, tha Penelope Komitas, nënkryetare e Parisit përgjegjëse për hapësirat e gjelbërta.

Në vitin 2012, qyteti i Nicës ishte i pari që vendosi që në plazhe të mos pihet duhani. Që atëherë, shumë komuna kanë miratuar  etiketën “plazh pa duhan”, krijuar nga Lidhja Kombëtare kundër kancerit.

Related posts

Çfarë dihet për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza, që pritet të nënshkruajë Izraeli dhe Hamasi

Skandal në Harvard: Universiteti përballet me padi për trafik organesh nga morgu

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë