Në Francë më 1 gusht u nënshkrua urdhëri i ndëshkimit për ata që tymosin cigare në parqe apo plazhe të vendit.
Ky urdhër do të fillojë të zbatohet nga muaji shtator dhe shuma e gjobës do të jetë 38 euro, transmeton Sinjali.
“Ne e kuptuam që kërkon pak më shumë kohë për të edukuar publikun, kështu që fillojmë me gjoba në shtator.”, tha Penelope Komitas, nënkryetare e Parisit përgjegjëse për hapësirat e gjelbërta.
Në vitin 2012, qyteti i Nicës ishte i pari që vendosi që në plazhe të mos pihet duhani. Që atëherë, shumë komuna kanë miratuar etiketën “plazh pa duhan”, krijuar nga Lidhja Kombëtare kundër kancerit.