Rinia e PVD-së ka rikujtuar 30 zotimet e parealizuara të APN-së

Dje dhe sot aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilluan një aktivitet, me të cilin rikujtuan të ashtuquajturën “Kontratë të APN dhe Shqiprim Arifit me qytetarët” duke e quajtur atë KONTRATA E ALTERNATIVËS PËR DËSHTIM ME QYTETARËT. 


“Përmes kësaj të ashtuquajture kontratë me qytetarët, APN dhe Shqiprim Arifi erdhën në pushtet duke rradhitur në të disa premtime, e që Forumi Rinor i PVD i quajti mashtrime për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, sjellje të shumë investitorëve të huaj dhe hapje të fabrikave, furnizim me ujë 24 orë, rikthimin e Gjykatës, hapjen e kufirit e shumë premtime tjera me të cilat ky subjekt e në veçanti Shqiprim Arifi luajti me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës.” thuhet në postimin e faqës së PVD-së në facebook. 

Aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik përmes këtij aksioni simbolik qytetarëve të Preshevës i paraqitën mosplotësimin e premtimeve të dhëna nga i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë fushatës së fundit parazgjedhore të njohuria si 30 zotimet e Shqiprim Arifit, zotime që aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik sot i kanë paraqitur si “30 Gënjeshtrat e Shqiprim Arifit”.

Një aktivitet të ngjashëm Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik kishte realizuar edhe gjatë fushatës në të njejtën ditë kur Shqiprim Arifi nënshkruante këtë kontratë me qytetarët, duke shpërnda fletushka të ngjashme, përmes të cilave thonin se premtimet e dhëna nuk do të realizohen.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”