FILLON SHKARKIMI I KUADROVE TË LR-së, MUSTAFA ZAVENDËSON ATUSH HASANIN

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka njoftuar se kryetarin e degës së APN-së në Preshevë, ka emëruar për nënkryetar të Komunës së Preshevës, duke filluar kështu largimin e kuadrove të Lëvizjes për Reforma nga funksionet komunale.


Pasi që më 27 gusht opozita në Kuvendin Komunal në Preshevë në bashkëpunim me partinë e dalë nga qeverisja lokale LR, nuk arritën ta shkarkojnë Shqiprim Arifin nga pozita e Kryetarit të Komunës së Preshevës, Arifi siç duket ka filluar të ndryshojë njerëzit rreth vetës.

Kryetari i Preshevës ka filluar largimin e njerëzve të LR-së duke shkarkuar ndihmës kryetarin e Komunës së Preshevës, Atush Hasani, i cili i përket Lëvizjes për Reforma, parti kjo e cila doli nga qeverisja lokale dhe u bashkua me PVD-në dhe PDSH-në për ta rrëuar qeverisjen e Shqiprim Arifit.

Sot  përmes një postimi në faqen e tij në facebook, i pari i Preshevës, ka njoftuar për një emërim të ri në kabinetin e tij. Ai ka njoftuar se kryetarin e degës së APN-së në Preshevë, Veli Mustafa e ka emëruar në postin e nënkryetarit të Komunës së Preshevës.

PreshevaPRESS ka raportuar se në Statutin e Komunës së Preshevës, i cili është edhe dokumenti më i lartë juridik që rregullon të drejtat dhe detyrat e Komunës së Preshevës, numrin e këshilltarëve të Kuvendit të komunës, organizimin dhe punën e organeve në shërbim dhe çështjet tjera me rëndësi për komunën, nuk ekziston pozita apo funksioni “nënkryetar i komunës“.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh