FILLON REGJISTRIMI I NXËNËSVE NË KLASËN E PARË TË SHKOLLËS FILLORE

Ka filluar testimi I fëmijëvë për regjistrim në klasë të parë. Të gjithë  ata fëmijë që janë lindur nga 1 marsi I vitit 2014 deri më 28 shkurt 2015 në vitin kalendarik që mbrijnë moshën  gjashtë deri më shtatë vjet kanë të drejtë ti nënshtrohen testit pranues për të filluar procesin edukativo arsimorë, kështu deklaroi pedagogja Edita Asllani.


Ajo tha se këtijë testimi I paraprijnë pyetsorë që tregojnë aftësinë e fëmijës për t’u regjistruar në shkollë.  Së bashku me një ekip të profesionalizuar bëhet  përzgjedhja  e fëmijëve  të cilët këtë vitë do të nisin klasën e parë në bankat shkollore së bashku me  nxënës të tjerë.

‘’Zakonisht  praktike te ne është muaji prill  kur fillojmë me regjistrimin e  fëmijëve për në klasë të parë,  edhe në këtë vit  kemi filluar , jemi edhe sot duke pritur testues. Pregatitjet zaonisht I bëjmë në muajin  paraprak, nga muaji mars duke filluar nga  përgatitjet matriale, testet bëjmë edhe disa  pyetsorë si historik për fëmijë dhe deklaratat  ku prindërit duhet të  deklarojnë  për lëndën zgjedhore që duhet të mësojnë  fëmijët, pastaj planifikojmë orarin e prindërve që duhet ti sjellin fëmijët në testim’’ shpjegon për PreshevaPRESS pedagogja e shkollës Edita Asllani.

Dallimi në vit për numër të nxënësve fillorishtë minuson dhjetë,  si shkak I ekonomisë familare dhe migrimit të tyre në vende tjera. Këtë vit pritet që 160 nxënës të nisin procesin mësimorë.

”Vitin e kaluar  viti shkollorë   2020-2021 janë formuar pesë paralele  në shkollën qëndrore nga klasa e parë,  zakonisht kemi dhe katër paralele tjera të ndara që janë rrjet I shkollës sonë,  paralelja e ndarë në fshatin, Zhunic,  Stacion , Tërrnavë dhe Norçë  me gjithsejë 9 paralele 5 në qendër dhe 4 në rrjet . Numri I përgjithsëm 170 ndërsa informacionet për këtë vit  në qendër I presim diku 25 nxënës ku prap formojmë 5 paralele  diku paralelen e parë 35 që do të thotë  sivjet  janë 160 nxënës. Krahasuar nga vitit I kaluar dhjetë janë më pakë ‘’ përfundon Asllani. 

Nxënësit këtë vitë janë hasur në probleme të shumta në procesin edukatv, funksionimi I orëve ka vazhduar me grupe duke minimuzuar numrin e nxënësve në klasa.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”