Fatlind Azizi, i riu nga Presheva, i cili në vitin 2017 përfundoi shkollën e mesme në Preshevë, dhe po vazhdon studimet në Universitetin e Prishtinës, kërkon votën e studentëve të UP-së, për të udhëhequr me organizatën studentore të quajtur “Paqja Studentore”.
Fatlind Azizi është student në Fakultetin Filozofik – departamentin e Shkencave Politike, dhe deri më tani ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit të parë të kësaj irganizate studentore.
Përmes një shkrimi autorial në platformën për diskutime online, siAGORA.net, Azizi ka kërkuar përkrahjen e kolegëve dhe kolegeve të tija për të qenë Nënkryetar i Parlamentit në organizatën e studentëve të UP-së “Paqja Studentore”, gjë për të cilën së pari duhet grumbulluar votat e nevojshme për të qenë anëtar i Parlamentit.
“Paqja Studentore” që nga studentët njihet edhe si PS-UP është një organizatë joprofitabile studentore e cila përmes aktivitetit të saj përfaqëson vlerat studentore, dhe ka për qëllim lidhjen e vlerave njerëzore nëpërmjet aktiviteteve kulturore, humanitare dhe sportive tek studentët.
Më poshtë po ju sjellim shkrimin e plotë të Fatlind Azizit, të publikuar në siAGORA.net: