Eskalon Nuraj ndaj politikanëve: Nëse më vrasin nesër, mos postoni foton time për të grumbulluar vota

Aktivistja Almina Nuraj që jeton mes Mitrovicës dhe Pazarit të Ri, dje përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ndalesat që po i bëhen në kufirin Kosovë-Serbi nga ana Serbisë.


Ajo ka lënë të kuptohet që reagimi i djeshëm ka të bëjë me adresimin e Presidentit të Shqipërisë në OKB, duke shprehur mllefin e saj ndaj politikanëve shqiptar në Ballkan, të cilët nuk po e përmendin Sanxhakun sa herë të përmendet edhe Lugina e Preshevës.

“E vetmja gjë që më shqetëson është se kur politikanët shqiptarë përmendin shqiptarët e Luginës së Preshevës, ata gjithmonë i harrojnë shqiptarët e Sanxhakut. A e bëjnë këtë për ndonjë arsye apo vërtet nuk e dinë që ne ekzistojmë?” ka shkruar mes tjerash Nuraj.

Nuraj tutje ka vazhduar duke thënë se politikanët shqiptar nuk kanë bërë mjaftushëm për shqiptarët e Sanxhakut, përkundër faktit siç ka thënë ajo, shqiptarët në Sanxhak janë ata që jetojnë dhe vdesin për flamur.

“Unë nuk e fillova këtë punë për ta përfunduar pa sukses, e fillova këtë punë me krenari dhe vendosmëri sepse jetoj për flamurin tim, bëj çmos t’i jem besnik flamurit tim për sa kohë që të jem gjallë.” vazhdon tutje reagimi i Nuraj në facebook.

Ajo në fund ka eskaluar, duke akuzuar politikanët shqiptar të Ballkanit për padrejtësi dhe mosinteresim.

“Edhe nëse serbët më vrasin nesër, ju lutem mos e postoni foton time me mesazhe zemërthyes vetëm për të mbledhur më shumë vota nga populli ynë. Sepse ju jeni ata që më vratë me padrejtësinë dhe mosinteresimin tuaj.” ka përfunduar Nuraj reagimin e saj ne Facebook.

Related posts

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë

Faturat e rrymës nga ky muaj rriten për 6,6%, konsumatorët hyjnë më shpejt në “zonën e kuqe”

‘Business Connection II’ sjell biznesmenët nga i gjithë rajoni në Bujanoc