ËSHTË SHËNUAR DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE NË PRESHEVË

Një qershori është dita ndërkombëtare e mbrojtjes së fëmijëve, ku vëmendja e prindërve, shtetit dhe shoqërisë drejtohet tek fëmijët në drejtim të respektimit të të drejtave të tyre dhe rritjes të mirëqenies.


Në këtë ditë fëmijët bëhen qëndra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre. Vetë ata ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive. Përveçse një ditë festive, 1 Qershori është edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Që prej 1989, shumë qeveri kanë adoptuar Konventën e OKB mbi të drejtat e fëmijëve, e cila garanton zbatimin dhe respektimin e të drejtave të barabarta për çdo fëmijë, me qëllim plotësimin e nevojave të tyre për mbijetesë, rritje, pjesëmarrje dhe përmbushjen e potencialit të tyre. Megjithatë, ende miliona fëmijë në botë janë prehë e dhunës, abuzimit dhe diskriminimit, dhe shumë të tjerëve nuk ju garantohet shëndeti, ushqimi, streha, shkollimi apo shfrytëzohen duke lypur apo punuar për të tjerë.

Me aktivitete të ndryshme këtë ditë e presin fëmijët në mbarë botën. Edhe në Preshevë, me një përkushtim të veçantë u janë rrekur lojrave të shumta. Drejtoresha e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi foli rreth aktivitetit që realizuan fëmijët.

‘’Pas disa konsultimeve me mësues,vendosëm të zhvillojmë disa aktivitete,  ku do të dominonte vizatimi. Si coordinator për vizatim apo për ngjyrosje të  fëmijëve caktuam mësuesen Besa Shaipi  dhe Lejla Kelmendi të cilat e kryen atë punë në ditën e nxënësve. Siç e patë edhe vetë fëmijët janë shumë të gëzuar me ato vizatimet që I kanë bërë nëpër fytyrë edhe bënë disa punime’’ tha për PreshevaPRESS Fitore Sahiti, drejtoreshë e shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Të të njejtit mendim ishin dhe mësimdhënëset të cilat u munduan të nxjerrin dicka të bukur në bashkëpunim me fëmijët.

Me rastin e 1 Qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve u organizuan disa punime aktivitetet të ndryshme të cilat ishin kyçur edhe mësueset e klasve të ndryshme me fëmijët bashk kanë shfaq me fëmijët e tyre mesazh në fund ‘’

Fëmijët kanë disa ditë të veçanta të tyre ku I përkushtohen maksimalisht në mënyra të veçanta përmjatjes së mesazhit për moshatarë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”