ERION VELIAJ VIZITON PRESHEVËN TË DIELËN E ARDHSHME

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, do të vizitojë Preshevën të dielen e ardhshme, më 20 shtator.


Lajmin e ka konfirmuar vet Veliaj përmes një video në faqen e tij në facebook.

Ai ka thënë se vizita në Preshevë realizohet si pjesë e aktiviteteve në kuadër të muzeut të lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”.

Përveç Preshevës, vizita e Veliajt do të realizohet edhe në Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe vende tjera shqiptare, ku edhe do të i mundësohet që qytetarët e këtyre vendeve të njihen me historinë 100 vjeçare të Tiranës.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Erion Veliajt të publikuar në faqen e tij nē facebook:

Tirana vjen tek Ti🇦🇱!

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon nën kujdesin e Bashkisë Tiranë starton në sheshin “Skëndërbej” muzeun e lëvizshëm ‘Tirana vjen tek ti’.

Muzeu do të nisë nga Tirana dhe do të udhëtojë në qytetet: Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Preshevë etj, duke u vendosur në sheshet kryesore të tyre e duke ju ftuar të vizitoni më të mirën e Tiranës në këtë 100 vjetor 😊!

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës