Enti parashkollorë “8 Marsi” në Preshevë ka shënuar 40 vjetorin e themelimit

Enti parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, në mënyrë simbolike ka shenuar 40 vjetorin e themelimit të këtij institucioni. 


Data 8 marsi përveç Ditës ndërkombëtare të gruas, në komunën e Preshevës shënon edhe ditën e themelimit të entit parashkollor “8 Marsi”. Me këtë rast, në 40 vjetorin e themelimit të këtij institucioni, drejtori Bejzad Asllani, ka nderuar ish drejtorët e institucionit për kontributin e dhënë.

“Me rastin e ditës të institucionit tonë dhe 40 vjetorit të themelimit nderuam veprën dhe kontributin e drejtorëve të kaluar me këtë aktivitet modest duke i vendosur fotografit e tyre ne ambientin e çerdhes. Kontributi dhe udhëheqja e tyre do të jetojë sëbashku me instucionin parashkollorë “8 MARSI” dhe nuk do të shuhet kurrë.” ka shkruar drejtori Bejzad Asllani, në faqen e entit parashkollor “8 Marsi” në rrjetin social facebook. 

Përveç fotografive dhe njoftimit rreth këtij aktiviteti, në faqen e këtij institucioni në facebook, është publikuar edhe një video nga shënimi i 40 vjetorit të themelimit të tij, në të cilën ish drejtorët kanë shpreh falemnderim për nderimin e tyre. 

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak