EKSKLUZIVE: ARIFI GËNJEU BANORËT E MIRATOCIT PËR PROTESTËN E MAJIT 2018 / DOKUMENT

Dita e parë e muajit korrik është data e cila së fundmi është proklamuar si dita kur do të hapet vendkalimi kufitar Miratoc-Llojan nga i pari i Preshevës, kryetari Shqiprim Arifi. Më shumë se një vit më parë një tubim i organizuar nga Komuna e Preshevës në fshatin Miratoc, në afërsi të vijës kufitare u pati proklamuar si protestë për hapjen e këtij vendkalimi e që PreshevaPRESS përmes një dokumenti të siguruar e demanton  udhëheqjen e Preshevë.


Maji i vitit të kaluar ishte muaji që Shqiprim Arifi shfrytëzoi të rikthejë dhe premtojë edhe një herë hapjen e vendkalimit kufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë që lidh vendbanimet e populluar nga shqiptarët, Miratoc-LLojan. Me rastin e ditës së evropës ai pati ftuar një protestë gjithëpopullore në afërsi të kësaj pike kufitare me kërkesën për hapjen e saj, një premtim kryesor në propagandën e Shqiprim Arifit dhe Alternativës për Ndryshim.

PreshevaPRESS pas më shumë se një viti nga realizimi i këtij aktiviteti ju sjell ekskluzivisht dokumentin e paralajmërimit të tij e që rezulton se Shqiprim Arifi keqpërdori dhe manipuloi banorët e fshatit Miratoc, pasi që ai pranë institucioneve të rendit kishte paralajmëruar festë me rastin e “9 Majit – Ditës së Evropës” dhe jo protestë gjithëpopullore.

Në dokumentin që ka siguruar PreshevaPRESS mes të tjerash thuhet se “Komuna e Preshevës, Ditën e Unionit Evropian – 9 majin planifikon ta festoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë ditë, Komuna jonë planifikon të organizojë në atë mënyrë që të i tregojë të gjitha vendeve të Unionit Evrpian që jemi popull i cili duan paqe, jetesën e përbashkët dhe që dëshiron të jetojë në një Evropë pa kufij“.

Në dokumentin që ju sjell PreshevaPRESS ekskluzivisht, nuk përmendet askund kërkesa për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan e as fjala protestë. Ato në këtë njoftim për organet e rendit referohen si ish vendkalimi kufitar Miratoc-Llojan dhe si festë për Ditën e Evropës.

Përveç informacioneve rreth aktivitetit në njoftim thuhet se “do të organizohet tubim për te festuar Ditën e Evropës, në të cilën do të marrin pjesë Kryetari  i Preshevës me kabinetin e tij, Kryetari i Kuvendit të Preshevës, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe banorë të këtij vendbanimi.

Protesta dhe kërkesa për hapjen e kufirit nuk përmendet as në pjesën ku shpjegohet programi i këtij tubimi. Në dokumentin që po ju sjell PreshevaPRESS për herë të parë thuhet se “Kryetari i Komunës së Preshevës do të mbajë një fjalim përmes të cilit do të urojë Ditën e Evropës, si dhe do të lëshojë disa balona me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër, si dhe do të lëshojë disa pëllumba në “liri” si simbolikë e lëvizjes së lirë pa kufij.

Edhe pse PreshevaPRESS nga data 07.05.2019 ka dërgur dy pyetje drejt kryetarit dhe kabinetin e tij, kabineti i kryetarit dhe vet kryetari i Preshevës asnjëherë s`kanë kthyer përgjigje. PreshevaPRESS më 07.05.2019 ka pyetur: 1. Deri ku keni arritur me procedurat për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan? dhe 2. Kur mendoni se do të realizoni përfundimisht hapjen e këtij vendkalimi kufitar?

Data e premtuar dhe ndryshuar disa herë për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan mbetet 1 korriku. Mbetet të shihet nëse kjo datë do të ndryshohet përsëri apo ky premtim do të mbetet si i parealizuar dhe dështim i një prej shtyllave kryesore të propagandës politike të Shqiprim Arifit dhe subjektit të tij politik.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh