DYSHOHET SE TRUPI I PAJETË I GJETUR NË RAJONIN E GJILANIT, ËSHTË TRUPI I PRESHEVARIT TË ZHDUKUR

Siç ka raportuar PreshevaPRESS, është gjetur një trup i pajetë, mbrëmë në rajonin e Gjilanit, saktësisht në afërsi të fshatrave Llovcë dhe Burincë.


Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se policia është informuar lidhur me rastin dhe se janë duke vazhduar punën, pasi trupi është ende i paidentifikuar.

“Policia është informuar se në një pyll, teren i papërshtatshëm në mes fshatrave Llovcë dhe Burincë, afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë. Trupi i pajetë është mashkull i paidentifikuar për momentin”, tha Hashani.

Sipas informacioneve deri te cilat ka arritur PreshevaPRESS, trupi i pajetë i gjetur në rajonin e Gjilanit, dyshohet të jetë trupi i të preshevarit Besnik Osmani, i zhdukur më 24.03.2020.

“Policia e Kosovës eshtë informu mbramë rreth ores ‪01:15 se në një pyll ( terrenit i papershateshem malor) ne mes te fshatrave Llovcë dhe Burincê (Komana e Gjilanit) , afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pa jetë (trupi i dekompozuar /I demtuar -mashkull) , i cili akoma nuk është identifikuar . Njesitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Gazeta Express ka raportuar se në trupin e pajetë nuk është gjetur asnjë dokument, duke e lënë të paidentifikuar ende dhe se trupi ka qenë majft i dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se viktima është gjetur në një terren të papërshtatshëm malor, ndërsa trupi është shumë i dekompozuar dhe vetëm mjekësia ligjore mund të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

“Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të FSK-së sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë të qytetarit B.O. të zhdukur disa javë më parë” thuhet në njoftimin e FSK-së në facebook.

“Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pa jetë pas tërheqjes i’u dorëzua mjekësisë ligjore.” përfundon njoftimi i FSK-së.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën