DR.TIODOROVIQ NESËR VIZITON BUJANOCIN, SHKAK GJENDJA E RËNDË ME COVID19

Për shkak të gjendjes së rënduar epidimiologjike, Bujanocin nesër do t’a vizitojë epidimiologu serb, njeherit anëtar i Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë, Dr.Branimir Tiodoroviq.


Sipas Sali Salihit, shef i kabinetit të kryetarit të komunës, “Dr.Tiodoroviq, nesër në Bujanoc, me fillim  prej orës 11:30h, do të takohet me kryetarin Nagip Arifi, ndërsa me fillim prej orës 12:00h, do të marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit”.

Kujtojmë që, ditë ma parë, Dr.Branimir Tiodoroviq, kishte paralajmëruar se Bujanoci, do të jetë vatër e  infeksionit nga COVID-19.

Sipas informacioneve jozyrtare, numri i të infektuarve me COVID-19 në Bujanoc, është shumë më i lartë nga të dhënat zyrtare. Një numër i të infektuarve edhe më tej po tenton të shërohet në shtëpi, pa kryer vizita mjekësore./LuginaLajm

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës