Në sheshin e qytetin në Bujanoc sot është shënuar dita botrore e autizmit .
Organizata “Ti Barabartë Unë” e mbështetur nga Komuna e Bujanocit ka organizuar që dita botrore e Autizmit të shënohet edhe në sheshin e qytetit në Bujanoc ku çdo fëmij të ndjehet i barabart me të tjerët.
Dita botërore e autizmit 2 prilli është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Si në shumë vende të botës, edhe në Bujanoc, do të shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.
Autizmin mund ta njihni te fëmijët te të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk kanë pamje më ndryshe se personat e tjerë. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.
Sipas shkencëtarëve, njerëzit autistë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm, prandaj inkurajimi dhe përkrahja për t’i zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndikon pozitivisht në largimin e energjisë negative që mund ta kenë ata.