Deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt të cilët qëndruan në Kosovë janë pritur edhe në zyrën e kryetarit të komunës së Preshevës nga Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu.
Sipas njoftimit të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ai i ka njoftuar rreth problemeve që përballet komuna dhe qytetarët.
Arifi është shprehur edhe për idenë e korigjimit të kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë dhe si duket tani ka ndryshuar apo plotësuar qëndrimin duke thënë se është kundër shkëmbimit të territoreve por gjithmonë duke pasur paraysh qëndrimin ndërkombëtar.
“Kryetari Arifi shprehi edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër shkëmbimit të territoreve, por bashkangjitje të komplet komunave Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë mirpo gjithmonë duke patur parasysh qëndrimin e bashksisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga komuna e Preshevës.
Deputetët gjerman gjatë takimit me kreyministrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj janë shprehur kundër shkëmbimit të territoreve sepse sipas tyre kjo çështje do të krijojë probleme të tjera që do e prekin rajonin.