Deportohen 500 refugjatë nga Sombori në Bujanoc

Në qytetin e Somborit, mëngjesin e sotshëm është organizuar aksion policor për deportimin e 500 refugjatëve, të cilët ilegalisht kanë qëndruar në Qendrën pranuese. Për transportin e tyre në Bujanoc dhe Pirot janë siguruar 10 autobusa transmeton PreshevaPRESS.

Aksionin për zhvendosjen e refugjatëve është organizuar nga Komesariati për refugjatë dhe të zhvendosurit, qyteti i Somborit dhe Administrata Policore në Sombor.

Para tri javëve është organizuar aksion i ngjashëm, përmes të cilit janë zhvendosur 300 refugjat nga Piroti në Preshevë, mëson RTV, transmeton PreshevaPRESS.

Çështja e fyerjes së refugjatëve në Sombor
Një ankesë penale u paraqit në Prokurorinë Themelore në Sombor, kundër një burri nga Apatin i cili pasi i pa dy automjete taksi që po i transportonin disa refugjatë, ai  ofendoi dhe fyu refugjatët edhe taksistët që po i transportonin ata.
Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të rrezikimit të sigurisë. Video e shfaqur në B92, tregon qartë se ai kërcënon si shoferët e taksive ashtu edhe refugjatët.“Këto janë raste sporadike siç kanë qenë deri më tani, si në Apatin, si dhe në Pirot dhe vende të tjera, por për fat të mirë gjithmonë ka përfunduar pa pasoja të mëdha dhe në bindjen time të thellë, është bërë gjithmonë nga injoranca dhe frika” deklaron Ivan Gerginov, ndihmës komisioner për refugjatët dhe migracionin.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”