David Cameron vazhdon vizitën në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur të mërkurën për vizitë në Kosovë. Ai dje është pritur nga kryeministri i vendit, Kurti, kurse sot do të takojë presidenten Osmani dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Gërvalla.


Cameron dje është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, kurse sot do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kryeministri Kurti ka mirëpritur dje në darkë pune sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron dhe i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë.

Kurti u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Republikës së Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi Sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.

Kurse Sekretari Cameron, pos tjerash shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në këtë vizitë, që përveçse është e para e tij në Kosovë, është edhe e para për të jashtë vendit për vitin 2024. Ai u shpreh krenar për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe për vendimin dhe qëndrimin për ta njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Kjo është vizita e parë që Lord David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë