COVID19 / TRI RASTE TË REJA TË INFEKTUAR DHE DY RASTE NË GJENDJE TË RËNDUAR JANË TRANSPORTUAR PËR NË QENDRA SPITALORE

Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka njiftuar se gjatë ditës së djeshme, në Covid19 ambulancë janë diagnostifikiar 3 raste pozitiv në Covid19, derisa dy persona në gjendje të rëndë janë transportuar tutje në qendra spitalire.

Në vazhdim po ju sjellim njoftimin e plotë të ambulancës Covid19, e cila vepron në kuadër të shtëpisë së shëndetit në Preshevë:

CoVID ambulanca 01.08.2020

11 pacientë të paraqitur për kontrollë, 10 të testuar me Elisa test

1 pozitiv me test të shpejtë Elisa (mosha 1974)

2 pacient në gjendje të rëndë janë transportuar, njëri në qendrën klinike në Nish ndërsa tjetri në Covid spitalin e Vranjës

2 pacientë që janë të shtruar në spital më herët, janë konfirmuar me PCR pozitiv (mosha 1939, 1945)

Epidemiologu tanimë i njohur dr. Predrag Kon, i cili është njëri prej ekspertët kryesorë të mjeksisë në shtabin republikan për situata të jashtëzakonshme, ka theksuar se situata më kritike me rastet më të shumta të infektimeve me Covid19 mbetet rrethi i Pçinjës në Serbi, duke e theksuar se në komunën e Bujanocit ka tendencë për përkeqësim, ndërsa në pjesën tjetër të Serbisë situata është duke u stabilizuar, transmeton rtvpresheva.com.

Në 24 orët e fundit në Serbi, nëntë pacientë kanë ndërruar jetë nga infeksioni me COVID-19, derisa 330 njerëz janë konfirmuar pozitivë në koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 582 persona.

Nga regjistrimi i fundit i situatës në Serbi, 9.109 persona janë testuar për koronavirus, ku 330 kanë rezultuar pozitiv. Aktualisht 159 persona janë në respirator.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”