Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka publikuar të dhënat për ditën e djeshme, duke tërhequr vëmendjen se pandemia po fillon të kap edhe moshat e reja.
Sipas të dhënave të publikuara nga shtëpia e shëndetit në Preshevë, shihet se me Covid19 kanë rezultuar pozitiv katër persona, njëri i lindur më 1988.
Në vazhdim postimi i njoftimi i shtëpisë së shëndetit pêr ditën e djeshme:
CoVID ambulanca 04.08.2020
17 pacientë të paraqitur për kontrollë
4 pozitiv me test të shpejtë Elisa (mosha: 1950, 1973, 1974, 1988), me simptoma më të lehta
3 persona janë testuar me PCR
Siç po e shihni nga statistikat, sëmundja po kap moshat më të reja