Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka publikuar statistikat në lidhje me pamndeminë Covid19 në Preshevë për 10 ditët e fundit.
Gjatë 10 ditëshit të fundit nga data 01.08 deri më sot, për kontrollë janë paraqitur 182 pacient, 130 prej tyre janë paraqitur në kontroll të parë.
Vetëm gjatë ditës së sotme 23 pacientë janë paraqitur për kontrollë dhe testuar në Covid ambulantën në Preshevë, nga të cilët 4 pozitiv me test të shpejtë Elisa, (mosha: 1968, 1952, 1956, 1994), të tjerët negativ.
Tre pacient me gjendje më të rëndë janë transportuar për spital, 2 në Nish dhe 1 në Surdulicë.
Njoftimi i plotë i shtëpisë së shëndetit për 10 ditët e fundit:
Raporti 10 ditor nga Covid ambulanca e shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë
01.08 – 10.08.2020
Në kontrollë janë paraqitur 182 pacient, 130 prej tyre janë paraqitur në kontroll të parë
Përveç testeve të shpejta për Covid, këtyre pacientëve iu janë kryer 36 inçizime rentgen të mushkërive dhe 44 testime RT-PCR
Për 10 ditë, me PCR test kanë dal 16 pacienta pozitiv në Covid-19, ndërsa mosha mesatare e këtyre pacientave të infektuar është 58 vjet
Gjatë kësaj kohe, janë transportuar 15 pacientë në shërim të mëtutjeshëm, edhe atë 4 në qendrën spitalore në Vranjë, 7 në spitalin special në Surdulicë, dhe në 4 qendrën klinike në Nish!
Njoftimi i plotë për ditën e sotme:
CoVID ambulanca 10.08.2020
23 pacientë të paraqitur për kontrollë dhe testuar
4 pozitiv me test të shpejtë Elisa, (mosha: 1968, 1952, 1956, 1994), të tjerët negativ
Rezultatet e PCR testeve të dëguara më herët: 1 pozitiv, 3 negativ
6 pacient janë testuar me PCR
3 pacient me gjendje më të rëndë është transportuar për spital, 2 në Nish dhe 1 në Surdulicë