Çmimi i ri i karburanteve – përcaktohet sa do të kushtojnë benzina dhe nafta gjatë javës vijuese

Sot nga ora 15:00, një litër euro naftë dhe benzinë ​​premium BMB 95 do të lirohen për rreth një dinar.


Kjo do të thotë se vozitësit do të paguajnë 197 dinarë litrin e eurodizel, kurse BMB 95 do të kushtojë 175 dinarë, ka njoftuar Euronews Serbia nga Ministria e Tregtisë. Euro dizel deri më sot ishte 198 dinarë, ndërsa benzina 176,05 dinarë.

Kujtojmë se më 10 mars, Qeveria e Serbisë miratoi Vendimin për vendosjen e çmimeve të reja të karburanteve në pompat e benzinës në të gjithë territorin e Serbisë. Sipas vendimit të qeverisë, çmimet mesatare të shitjes me shumicë të naftës dhe benzinëw premium BMB 95 llogariten nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës çdo të premte dhe çmimet i dorëzohen Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit deri në orën 13:00, e cila më pas përcakton çmimet më të larta të shitjes me pakicë.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu