Gjatë ditës së djeshme para Senatit të SHBA-ve, është mbajtur seanca dëgjimore me temën “Vlerësimi i politikës së SHBA-së për Ballkanin Perëndimor” nën organizimin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë.
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, demokratit Menendez, në seancën dëgjimore “Vlerësimi k politikës së SHBA-së në Ballkanij Perëndimor”, kanë raportuar këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor.
Patjetër që fokusi i kësaj seance dëgjimore ishte tek marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjes së Ohrit, nuk u lanë anash as problematikat e shteteve të tjera të rajonit dhe raportet e tyre mes vete.
Përveç tjerash, ishte pytja e kryetarit të Komisionit për Marëdhënie me Jashtë, senatori Menendez, në lidhje me problemin e pasivizimit të shtetësisë së dhqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi nga administrata, që Menendez e quajti diskriminim i vazhdueshëm.
Kjo pyetje zgjoi interesim të madh nga pakica shqiptare në Serbi, por edhe shërbeu që politikantët shqiptar në Luginë të tentojnë të e pervetsojnë atë si sukses personal, duke tentuar të e paraqesin atë si pjesë e influencës së veprimtarisë së tyre. Më i zgjuati doli Ragmi Mustafi, ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, i cili nuk tha asgjë për këtë.
Menendez, derisa po diskutohej për politikat që po ndjek SHBA në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, parashtroi pytje për të drejtat e pakicës shqiptare etnike në Serbi, shumica e së cilës jeton në Luginën e Preshevës.
Ai pas diskutimit rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, shtroi pyetje për shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës.
“Kam ndëgjuar nga udhëheqësit e Shqipërisë se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm, iu merren dokumentet e shtetsisë apo dokumentet si leternjoftimi, që i bën ata pa shtetësi. Çka bëhet për këtë punë për shqiptarët etkin në Serbi?” ka pyetur Menendez gjatë seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor.
E në këtë përgjijge, emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, disi nuk i dha shumë rëndësi duke mos ndaluar shumë në këtë pjesë ka thënë se Ambasada e SHBA-ve në Beograd janë duke u marrë me këtë problematikë, duke synuar avancimin e pozitës jo vetëm për shqiptarët por për të gjitha pakicave etnike.
“Ambasada jonë në Beograd merret shumë me këtë, të përdorim të hollat e USAID që të krijojmë mundësi për të filluar mbrojtjen kritike të shqiptarëve, jo vetëm të shqiptarëve por edhe të pakicave tjera brenda Serbisë, jo si Kosova sepse Serbia është e njohur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ata kanë obligime më të mëdha në disa struktura që të ofrojnë mbrojtje për pakicat, kështu që do të ofrojmë të gjitha mundësitë që të përkujdesmi të mbrojmë të gjitha të drejtat e qytetarëve në Serbi” ka thënë Eskobar në përgjigjen e tij.
I pari që reagoi në lidhje me këtë çështje të ndishme për qytetarët e Luginës së Preshevës, ishte Faton Bislimi, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
“Drejtperdrejtë nga dëgjimi në Senat: Lugina e Preshevës diskutohet në Seance Dëgjimore të Senatit Amerikan për herë të parë!” shkori Bislimi në facebook.
I pari që shpërndau postimin e Bislimit, ishte ish kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, derisa një minut më vonë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, duke mos e komentuar me asnjë karakter të vetëm.
Pak më vonë se Mustafi e Kamberi, postimi i Bislimit u shpërnda edhe nga Flora Ferati Sachsenmaier, e cila ishta pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës gjatë vizitës së fundit në SHBA. Për ndryshim nga të parët, Ferati-Sachsenmaier i vendosi një titull positmit të Bislimit:
“Lugina e Preshevës diskutohet në Seance Dëgjimore të Senatit Amerikan për herë të parë!” shkroi ajo derisa shpërndau positmin e Bislimit, të cilin edhe në fund e citoi.
Por, njejtë si Mustafi, Kamberi dhe Ferati-Sachsenmaier nuk veproi këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për çështjen e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani.
Sinani duke shfrytëzuar këtë momentu për të përvetësuar këtë memontum, përveç që nuk e shpërndau positmin e Bislimit, shkeli të drejtat autoriale të radio televizionit publik të Kosovës – RTK, duke edituar videon dhe postuar atë me një fotografi të veten me senatorin Menendez.
Përveç editimit të videos, Sinani në postim këtë momentum e cilësoi si historik.
“Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po diskutohet në Senatin Amerikan. Kisha fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohem me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.” shkroi Sinani në postimin e saj në facebook.