CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

Qendra për zgjidhje të lira dhe demokraci (CeSID), ka prezentuar raportin e realizuar në kuadër të projektit “Të kuptosh shkaqet, të krrijosh të ardhmen, drejtë pajtimit në jug të Serbisë”.


Ky projekt ishte hulumtim i cili për qëllim kishte të ofrojë qasje në qëndrimet e të rinjëve përball temave që kanë të bëjnë me pajtimin internacional, kualitetin e jetesës, sigurinë në Preshevë dhe Bujanoc, besimin në institucionet e Serbisë si dhe përceptimin e konflikteve të armatosura, ballafaqimi me të kaluarën dhe rolin e institucioneve të drejtësisë.

Si të anketuar për këtë hulumtim janë marrë mosha nga 15 deri19 vjeçar me një përqindje prej 32%, nga 20 deri në 25 vite pjesmarrja ishte 34%, dhe nga mosha 26 vjeç e më lartë pjesmarrja ishte 34 përqind. Pjesa më e madhe e të anketuarve për këtë hulumtim kanë qenë 61% meshkuj dhe 39% femra.

Hulumtimi u bë në gjuhën shqipe dhe serbe për të pasqyruar problematikat e dy komunitene që jetojnë në jug të Serbisë , duke i kushtuar vëmendje të veçantë sfidave me të cilat ballafaqohen në procesin e pajtimit mes komunitetit shqiptar dhe atij serb, duke marrë parasysh rrethanat historike në të cilat kanë prodhuar konflikte të armatosura, si dhe specifikat e përbërjes multietnike të këtyre komunave.

Punësimet sipas këtij hulumtimi janë në ulje, derisa në administratën publike janë vetëm 9%, në kompani private 33%, sipërmarrës 2%, si të pa punë apo që kërkojnë punë janë 21%.

Në hulumtimin e nxjerrë nga ky projekt del se tek të rinjtë të cilët janë nga Presheva dhe Bujanoci mbizotron pakënaqësia në jetën e tyre, e cila prodhon edhe dëshirën, brenda kësaj popullsie që të largohen nga vendi ku jetojnë dhe të largohen nga Serbia në synimin për të jetuar në ndonjë vend të Bashkimt Europian.

Në gjetjet e këtij hulumtimi të bërë në formë të anketave tregohen edhe raportet ndërnjerëzore në këto komuna e që janë kryesisht të mira, ndërsa incidente ndërnacionale pothuajse nuk ka fare.

Nga pika për marëdhëniet ndëretnike dhe besimit në institucionet e Serbisë të anketuarit kanë treguar pakënaqësi sa i përket besimit, derisa besim më të madh kanë ndaj institucioneve fetare dhe pushteteve lokale.

Projekti u përpkrah nga Kabineti i Ministrit pa oportofol i ngarkuar për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, në kuadër të Programit të mbështetjes financiare, masave dhe aktiviteteve në sferën e pajtimit nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile në Serbi.

Related posts

Nuraj për Berishën: Nuk po punon për shqiptarët, është duke punuar për serbët

Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

Nuraj: “Çdo ditë jemi në gropë të madhe, çdo ditë pres të arrestojnë shqiptarët e vërtet” 

/