Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Komunën e Bujanocit

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale për këtë komunë të zhvilluara më dy qershor.


Sipas raportit të KKZ-së, nga 43.081 qytetarë të evidentuar në regjistrin votues, ftesës për të votuar ju kanë përgjigjur 18.825 prej tyre ose 43, 70%. Vota të vlevshme ishin 18.494 ndërsa të pavlevshme 331, shkruan FOLonline.

Radhitja e listat zgjedhore sipas votave dhe mandateve në kuvendin komunal:

  1. Fronti për Ndryshim – 3494 vota – 8 mandate të këshilltarëve
  2. Aleksandar Vuçiq „Bujanoci nesër“- 3291 vota – 7 mandate
  3. Lëvizja e Progresit Demokratik – 3155 vota – 7 mandate
  4. Partia Demokratike – 2508 vota – 6 mandate
  5. Partia për Veprim Demokratik – 2080 vota – 5 mandate
  6. Dr.Dejan Stojanoviq Meçe – 2079 vota – 5 mandate
  7. SPP „Romët e bashkuar“ – 1128 vota – 2 mandate
  8. Ndryshimet për fshatin dhe qytetin tonë –  Sasha Arsiq -601 vota – 1 mandat
  9. Lista serbe për Bujanocin – 158 – 0 mandate

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”