Carla Del Ponte: Erdogan duhet të ndiqet për krime lufte

Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duhet hetuar për krime lufte dhe ofensivën ushtarake në Siri, ka thënë ish prokurorja Carla Del Ponte.


Del Ponte, ish anëtarja e komisionit hetues të OKB’s në Siri, theksoi për gazetën zvicerane ‘Schweiz am Wochenende’ se intervenimi i Turqisë ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe ka rigjallëruar e konfliktit sirian.

“E pabesueshme se si Erdogan mund të hyjë në territorin sirian për të shkatërruar kurdët”, tha ish prokurorja e Tribunalit të Hagës.

“Duhet nisur hetim kundër tij dhe do të duhet ta akuzohet për krim të luftës. Nuk duhet të lejohet të nxirret”.

Ankara ka ndërprerë javën e kaluar ofensivën ushatrake me ndërmjetësimin e SHBA’ve. Erdogan ka arritur marrëveshje edhe me Vladimir Putin për ‘zonën e sigurisë’.

Del Ponte shtoi se shtetet europiane pa dëshirë përballën me Turqinë për shkak të veprimtarisë së saj, posaçërisht pas kërcënimit të Erdogan se do t’i ‘hapë portën’ refugjatëve drejt Europës.

“Erdogan i ka refugjatët si potencial negociatash” tha ajo./gazetametro.net

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif